Luljeta Aliu, hulumtimi i së cilës iu shpërnda mediave, politikanëve dhe shoqërisë civile në Prishtinë më 5 mars, qëndron prapa një fushate njëvjeçare që ishte pjesë përbërëse e amandamentit ligjor që u aprovua së voni në Kuvend të Kosovës.
Aliu, një e mbijetuar e dhunës në familje, e shkurorëzuar, tha që ishte angazhuar për ta ndryshuar ligjin e Kosovës për familje pasi kishte kuptuar betejën e vështirë me të cilën gratë në Kosovë ballafaqoheshin për tu siguruar që pjesa a tyre në udhëheqjen e shtëpisë dhe të drejtat e tyre në çfarëdo prone të fituar gjatë martesës të jenë të pranuara në tërësi, pasi të ketë ndodhur shkurorëzimi.
Amandamentimi i ligjit i shtyer përapra nga Aliu dhe OJQ Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (INJECT), sqron që roli i bashkëshortëve - rëndom grave – në mbajtjen e familjes ka të njejtën peshë si kontributi financiar i dhënë nga bashkëshorti tjetër.
Aliu, që u paraqit në dokumentarin për dhunën në familje dhe të drejtën në pronë të realizuar nga UNMIK-u Jo Prona Jote, tha gjatë prezentimit të hulumtimit të saj se gratë janë ballafaquar me “gabime në interpretim” të ligjit të mëparshëm. Ajo tha se gjyqësori shpesh i kishte shpërfillur kontributet jofinanciare të bëra familjes - zakonisht kontribute të bëra nga gratë, që do të thotë se gratë kishin një të drejtë të kufizuar për çdo pasuri të fituar gjatë marëdhënies bashkëshortore.
"Asetet e përbashkëta duhet të konsiderohen të barabarta. Ligji e parashihte në atë mënyrë, por në praktikë ligji u kompromentua sepse nuk u interpretua në atë mënyrë."
Numër i lartë i rasteve të dhunës në familje
Aliu foli edhe për numrin e lartë të rasteve të dhunës në familje në Kosovë, duke cituar hulumtime që tregojnë se 68 përqind e grave kanë përjetuar një lloj të dhunës gjinore në jetën e tyre. Ajo poashtu tha që cikli i dhunës që përfundon me dhunë fizike zakonisht buron nga dhuna ekonomike. Ajo foli edhe për shkallën e ulët të drejtave pronësore tek gratë, me ç’rast tha që sipas Entit Statistikor të Kosovës vetëm 12 përqind e grave në Kosovë kanë prona.
“Nëse një përson ka përparësi ekonomike, ata mund ta dhunojnë [bashkëshortën] në çdo mënyrë të mundshme.”
Aliu tha që është në të mirën e meshkujve dhe femrave që femrat të kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqëri dhe ekonomi – diçka që nuk mund të bëjnë aktualisht përkundër faktit që vetëm 12 përqind e femrave janë të punësuara edhe pse numër më i madh i femrave kanë diploma universitare sesa meshkujt.
“Femrat ballafaqohen me pengim të potencialit të tyre, dhe kjo nuk ju bën keq vetëm femrave … si pasojë ato e humbin kreativitetin dhe vullnetin për të kontribuar në shoqëri.”
‘Së bashku, mund të bëjmë ndryshimë’
Albulena Haxhiu, kryesuese e komisionet parlamentar për legjislacion, e cila ofroi përkrahje kyqe politike për amandamentin e propozuar nga Aliu, poashtu foli në konferencë dhe inkurajoi meshkujt dhe femrat që të luftojnë për barazi më të madhe gjinore në të gjitha nivelet e shoqërisë – për ta parandaluar dhunën dhe për të punuar për një Kosovë më të mirë.
“Vetëm duke kontribuar të gjithë ne, meshkujt dhe femrat së bashku, mund të arrijmë ndryshime.”
Jo Anne Bishop, Këshilltare për Barazi Gjinore pranë UNMIK-ut, e cila ishte poashtu pjesë e panelit, tha se Aliu i kishte frymëzuar të tjerët me guximin, përkushtimin dhe njohuritë e saj.
“Amandamentimi i propozuar mund të shërbej si ndryshim i madh për gratë dhe fëmijët e tyre që të shpëtojnë nga situatat potencialisht të dhunshme, në mënyrë që ato të mos duhet të jetojnë më pasojat e dhunës.”
Hulumtimi i Aliut është përkrahur nga UNMIK-u.