Qendra Europiane në bashkëpunim me Mbretërinë e Holandës, përmes Programit Rajonal të Shtetit të së Drejtës për Ballkanin Perëndimor (MATRA), kanë kënaqësinë të prezantojnë manualin “Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes – në lenten e standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare”. Ky manual vjen në kuadër të projektit “Standardet e Gjykatës së Strasburgut në shoqëritë në zhvillim: kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”, i cili është zbatuar në periudhën dhjetor 2021 – gusht 2022. Ky projekt ka pasur në fokus rritjen e kapaciteteve të studentëve dhe profesionistëve të rinj të së drejtës, lidhur me nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes.
Klikoni në linkun e mëposhtëm pë versionin Pdf të Manualit .